Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katër Rrugët” në Shijak. Mësohet se një motor ka përplasur një këmbësore. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit dhe është plagosur këmbësorja.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

