Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Drejtuesi i një automjeti tip Benz ka tentuar të parkojë mjetin e tij në një kantier ndërtimi, ku një firmë po punon rehabilitimin e lumit Gjanica.
Siç mësohet mjetit nuk i kanë mbajtur frenat dhe ka rrëshqitur duke përfunduar në lumë.
Fatmirësisht çifti i të moshuarve që ishte në makinë nuk janë dëmtuar. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

