fbpx

Aksident në Fier, makina përplas motorin

A0903073-5760-4D1E-B394-7692BFB23CD6.jpeg

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mbrostar ku një person ka mbetur i plagosur. Raportohet se rreth 20:15, E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303