Tre automjete janë përplasur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën ‘Jakov Xoxa’.
Policia menjëherë mbërriti në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen dhe nga konstatimet, shkak i aksidentit masiv ka qenë pikërisht shpejtësia e lartë.
Raportohet se nuk ka asnjë të lënduar nga aksidenti në Fier./real-news.tv

