Aksident në Fier, vjen me shpejtësi dhe përplas makinën e parkuar

Dy automjete janë aksidentuar mbrëmjen e së enjtes (8 gusht) në lagjen “8 Shkurti” të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i automjtetit që tip “BMW” që shikoni në video ka goditur mjetin tjetër tip “Golf”, i cili ka qenë i parkuar.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit tip “BMW”.

Nga përplasja fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.