Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, në gjendje të rëndë…

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Grapsh është regjistruar një aksident.

Policia ka shpërndarë një informacion paraprak për ngjarjen.

Automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin Flamur Pashaj, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet me helikopter drejt Tiranës

Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambientet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/real-news.tv/