Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat.
Policia njftoi se ‘mjeti tip Benz, me targë AA208BY, me drejtues shtetasin P. K. 50 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz, me targë AA387KJ, me drejtues shtetasin Y. B. 67 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën bashkëshortja e shtetasit Y. B. 67 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.06.2019, ora 19:05, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat, mjeti tip Benz, me targë AA208BY, me drejtues shtetasin P. K. 50 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz, me targë AA387KJ, me drejtues shtetasin Y. B. 67 vjeç, banues në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe pasagjerja bashkëshortja e tij N. B. 74 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Drejtuesi i mjetit shtetasi P. K. do shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /real-news.tv/

