Aksident në qendër të Beratit, dy në gjendje kritike

Një motor ka përplasur keq një këmbësore pak minuta më parë në qendër të qytetit të qytetit të Beratit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në mometin e përplasjes. Si pasojë të plagosur kanë mbetur drejtuesi i motorit me iniciale J.SH., banues Molisht të Beratit dhe 43-vjeçarja me inicale M.Ç.

Të dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.