Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Radhimë të Vlorës. Sipas informacioneve të para mësohet se një grua paraqitet në gjendje të rëndë.
Ajo është transportuar me ambulancë për në spital. Ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar dhe zbuluar shkaqet e aksidentit.

