Një aksident masiv ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ku 4 makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, por ende nuk dihet numri i saktë.
Raportohet se ata janë shtetas kosovarë dhe janë dërguar menjëherë në spital.

