TË FUNDIT

Aksident tek stadiumi “Air Albania”, përplasen dy automjete

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Policia e Tiranës  njofton se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me një automjet të parkuar.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit “Air Albania” shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Sherbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat