Raportohet se një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Korçë-Drenovë.
Mësohet se për shkak të përplasjes, dyshohet se një person ka humbur jetën.
Bëhet me dije se një kamion është përplasur me një person që po ngiste një biçikletë.
Drejtuesi i biçikletës është dërguar në spital ku edhe ka ndërruar jetë.
Policia ndërkohë ka shkuar në vend për të zbardhur ngjarjen.

