TË FUNDIT

Aksident tragjik në SHBA, 24 makina të përfshira

Një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA ku u përfshinë 24 makina dhe 3 kamionë. Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të plagosur.

Këta të fundit po kurohen në spitale me plagë të rënda.

Sipas zyrtarëve, 24 makina u përfshinë në aksident.

Automjetet u shkrumbuan nga flakët pas  aksidentit masiv në një nga autostradat në hyrjen jug-perëndimore të Denverit.

Dyshohet  se aksidenti u shkaktua nga një kamion, që mund të ketë pasur probleme me frenat ose shoferi ka qenë në gjendje të dehur.

Policia po heton për të zbuluar shkakun e aksidentit tragjik./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat