Aksidenti/ 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Levan-Fier, ku dy mjete janë përplasur.

Automjetet njëri  tip ‘Benz’ dhe tjetri tip’Toyota’ janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë  kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.