Aksidenti fatal, 39-vjeçari bie së bashku me makinën në det

Një aksident i rëndë i ndodhur në Greqi i ka marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar. Aksidenti ka ndodhur në aksin që lidh Korinthin me Qiaton në Greqi.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti, një shtetas shqiptar ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me murin, ka bërë disa rrotullime dhe ka përfunduar në bregun e detit.

Si pasojë, shqiptari 39 vjeçar Jani Beqiri ka mbetur i vdekur. Sakaq, për të nxjerrë trupin e tij nga llamarinat u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Tashmë trupi i 39 vjeçarit ndodhet në morgun e Korinthit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit.