TË FUNDIT

Aksidenti fatal/ I vdiq djali, mamaja në gjendje të rëndë për jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një 14-vjeçarit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Fermë e Çlirimit” në Seman të Fierit.

Një automjet, tip “Volksëagen” ka përplasur për vdekje të miturin, i cili ishte së bashku me mamanë e tij 36 vjeçaren me iniciale M.B.

36-vjeçarja e identifikuar si Marsela Bushi, është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen M.B, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 14 vjeçar i cili ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit R.S pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por u kap nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat