Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot, ku si pasoja ka humbur jetën në spital një 88 vjeçar pasi është përplasur nga një motor që drejtohej nga një 17 vjeçar.
Sipas Policisë, pasditen e sotme rreth orës 18:30, në qytetin e Divjakës, dyshohet se shtetasi E.B, 17 vjeç, duke drejtuar një mjet tip motorr, ka goditur një këmbësor, shtetasin N.P, 88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.
I riu është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që shtetasi 88 vjeçar edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur të jetojë. Sakaq, grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

