Pasditen e sotme u përplasën tre mjete dhe humbën jetën 30-vjeçarja Jonida Kotorri. Po kështu humbën jetën Fatushe Agolli, 68 vjeçe, Fatime Hoxha, 58 vjeçe dhe Lume Hoxha 55 vjeçe. Makina me të cilën udhëtonin viktimat drejtohej nga Gëzim Kotorri.
Ndërkohë që mësohet se është arrestuar shoferi Gëzim Kotorri, i cili drejtonte makinën ku humbën jetën katër persona në Elbasan.
Kujtojmë që 5 personat po udhëtonin nga Tirana drejt fshatit Shtëpanjë në Elbasan ku do të zhvillohet ceremonia mortore e bashkëshortit të një prej viktimave që humbi jetën sot.

