Aksidenti tragjik/ Mësohen emrat e viktimave të së njëjtës familjeje nga Gramshi

ba0745a7-864e-45ed-a4ac-df3e6de2b16d.jpg

Një tragjedi e vërtetë ka rezultuar aksidenti i ndodhur pak më parë në aksin rrugor Elbasan -Peqin.

Ndërkohë që janë publikuar emrat e viktimave të aksidentit në fshatin Papër të Elbasanit. Mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës tip SEAT ngjyrë blu , Xhimi Kotorri, i cili ka parakaluar në krahun e kundërt dhe ka fluturuar jashtë rruge, duke përplasur edhe dy makina të tjera.

Sipas Policisë, ata janë Jonida Kotorri 30 vjeç, Fatime Hoxha, Fatushe Agolli 68 vjeç, Lumturi Hoxha 58 vjeç.

Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Gëzim Kotorrri 55 vjeç dhe shtetasi Oltion Shehi..

Viktimat ishin pjesë e së njëjtës familje me origjinë nga Gramshi. Ndërkohë 3 të plagosurit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303