Aksidentohet në punë shqiptari në Itali, humb jetën (Emri)

Një shqiptar në Itali ka humbur jetën në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur në Pistoia dhe viktima është punëtori shqiptar, Sokol Rahshata 45-vjeç.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi rreth 3 metra teksa po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga rrëzimi nga lartësia 45-vjeçari kishte pësuar fraktura në kafkën e kokës.