Aksidentohet në punë, vdes minatori në Librazhd

Një punonjës ka ndërruar jetë pak çaste më parë në një minierë pasi është aksidentuar.

Bëhet me dije se 52-vjeçari me inicialet H.Ç është lënduar me një makineri teksa punonte.

Ai ishte banues në fshatin Pishkash, Librazhd.

Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Nuk është hera e parë që minatorët vdesin në vendet e punës si pasojë e kushteve jo të mira dhe sigurisë së ulët në punë./real-news.tv