Një shqiptar ka rënë në pranga e policisë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim.
Sipas burimeve, ai kërkohej jo vetëm në Itali, por edhe Gjermani.
Shqiptari u kap teksa fshihej në një banesë nga një kontroll i imtësishëm i policisë italiane.
Ai u arrestuar në Peruxhia, por ndërkohë kërkohej nga një gjykatë në Dusseldorf të Gjermanisë.
Shqiptari 33-vjeçar ishte dënuar për vjedhje dhe për shkelje të ligjeve të emigracionit dhe posedim armësh.

