TË FUNDIT

Aksion për shembjen e rreth 30 objekteve në zonën e Astirit, policia devijon trafikun

Mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit ka nisur aksioni për shembjen e 25-30 objekteve mes tyre dyqane dhe banesa në lotin e dytë të Unazës së Re. Policia e Shtetit ka devijuar trafikun në zonë për të garantuar mbarëvatjen e aksionit të IKMT.

Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme ka pasur edhe një takim të kreut të Policisë së Shtetit Ardi  Veliu me shefat e komisariateve për të dhënë udhëzime për mbarëvatjen e aksionit të sotëm.

Deri më tani janë shembur 41 objekte në total në lotin e parë (ish-sheshi Shqiponja).

Nis aksioni për shembjen e objekteve në zonën e Astirit, në mbështetje të banorëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu

Aksioni për shembjen e banesave dhe bizneseve në zonën e Astirit ka nisur pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Banorët ishin lajmëruar që në datë 17 shkurt për lirimin e banesave. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat