Aksioni/ 300 kg hashash Vlorë, kapen trafikantët

Screenshot_1-12.jpg

Një sasi prej 300 kilogramësh hashash janë konfiskuar nga një operacion i përbashkët i policisë kufitare Delta Force dhe drejtoria e qarkut Vlorë.

Aksioni është kryer në Gjirin e quajtur Petruna në gadishullin e Karaburunit.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në këtë gji ku u gjet dhe droga u kapën dhe arrestuan dy persona si të dyshuar për posedues droge.

Ata janë Elton Muço, 40 vjeç si dhe Olsi Ylli 30 vjeç. Ndërkohë sipas burimeve nga policia kufitare droga ishte e fshehur në këtë gji dhe priste për t’u ngarkuar dhe më pas transportuar drejt Italisë.

scroll to top