Aksioni për pastrimin e librave, Ministrja Shahini bën ‘telef’ nxënësit

Ministria.jpg

Vendimi i Ministrisë së Arsimin për rikthimin e librave në përfundim të sezonit shkollor, ka shkaktuar mjaft pakënaqësi jo vetëm te nxënësit që do duhet të përdorin libra të përdorur më parë, por edhe te prindërit e tyre, të cilëve do u duhet të pastrojnë çdo shënim nga librat.

Sipas vendimit të ministrisë, librat që nuk pastrohen do të paguhen nga prindërit. Ndërsa vitin e ri shkollor nxënësit e ciklit të ulët do të mësojnë me libra të vjetër, ku shënimet e mbetura mbi tekste do t’i ngatërrojnë edhe më shumë në mësime.

Kanë ditë që fshijnë detyrat e një viti shkollor në libra. Vetë nxënësit, prindërit e deri tek gjyshërit, janë vënë në punë për të pastruar faqe për faqe çdo shënim nga tekstet e fëmijëve.

Pas 9 muajsh përdorim duhet t’i kthejnë sërish librat, por pa shënime. “10 ditë kam fshirë, janë shumë faqe”, tregon një djalë.

Por, një ditë para mbylljes së shkollës ka ende nxënës që nuk kanë arritur t’i pastrojnë të gjithë librat. E nëse për fëmijët ka qenë një detyrë e lodhshme, për prindërit një punë e pakuptimtë dhe pa rezultat.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303