30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Aktakuzë ndaj mësuesit, ngacmoi seksualisht 27 nxënës

spot_img

Një mësues i lëndës ‘Gjuhë shqipe dhe letërsi’ ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës gjatë vitit 2018 në Gjakovë.

Mësohet se Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur një aktakuzë ndaj mësuesit për veprën penale ‘keqpërdorim i personave nën moshën 16 vjeç’.

Në njoftim thuhet se i akuzuari ka përdorur fjalë joshëse si dhe ka prekur nxënësit në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësuesi i gjuhës shqipe jepte mësim në shkollën fillore ‘Mazllum Këpuska’ në Gjakovë.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ‘Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat