Paraditen e sotme një grup aktivistësh kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës në mbrotje të qenëve.
Ata shprehen se duhet një fond për të ndërtuar një strehë për këto kafshë dhe jo t’i vrasin ashtu siç po bën Bashkia. Gjithashtu ata u shprehën se kërkojnë të bëhet sterilizimi dhe vaksinimi i qenëve.
”Kërkesa jonë është një strehë sepse nuk jemi në gjendje të paguajmë vetë një të tillë për të mbrojtur qentë nga vrasja. Erion Veliajt i kërkojmë një strehë. Ne kërkojmë sterilizim dhe vaksinim. Veliaj mos të vrasë më qen. Nuk kanë mbetur as 500 qenë në Tiranë. Protesta jonë do të vazhdojë”, thanë protestuesit.

