Tre persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë ushtruar aktivitet të paligjshme të lojërave të fatit.
Bëhet fjalë për Elsid Gumeni, Bani Bizhga dhe Beqir Gjergji, të cilët janë kapur bashkë me tre kompjutera në një ambient të marrë me qera.
Gjithashtu mësohet se tre kompjuterët janë sekuestruar. Ndërkohë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka nisur hetimet.

