Aktori Derhemi ‘shpërthen” keq ndaj ministres së Kulturës

Edicioni i 17-të i Tirana International Film Festival – TIFF 2019, nga data 23 deri më 29 shtator në kinema të ndryshme të kryeqytetit shfaqi filma të njohur ndërkombëtar.

Ka qenë vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti që e ka dhënë këtë njoftim përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë vetë aktori Arben Derhemi, i cili ankohet për mungesën e mbështetjes  dhe sipas tij çdo projekt ka vetëm ndihmën virtuale me anë të rrjeteve sociale, jo atë financiare.

Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigja e ministres së Kulturës, e cila e falënderon Derhemin që e ndjek në ‘Facebook’, duke theksuar se nuk ka munguar mbështetja gjatë këtij edicioni.