23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Aktori i njohur tregon ëndrrën e tij të madhe, pjesë e së cilës është dhe Margarita Xhepa

spot_img

Aktori i njohur Karafil Shena në datëlindjen e tij të 66-të, ka rrëfyer ëndrrën e tij më të madhe për të realizuar një shfaqje në Mesopotam, pjesë e së cilës do të jetë edhe aktorja e mirënjohur, Margarita Xhepa.

“Është një vepër që kam mbi 6 vjet që punoj me të. Biles kam biseduar dhe me Margarita Xhepën, i ka pëlqyer dhe kemi bërë një kontratë. I kam thënë që deri 96 vjeçe do ta luash nënëmadhen se s’bën. U entuziazmua. Frymëzimi më ka lindur për një libër nga Thoma Sterjo, që ka përkthyer në greqisht këngën popullore shqiptare”, tha Shena.

Ai zbuloi gjithashtu edhe emrin e shfaqjes, ndërsa preferoi të linte surprizë aktorët e tjerë me të cilën po bashkëpunon.

“Ka edhe aktorë të tjerë por nuk dua t’i zbuloj tani. Shfaqja quhet “Dili”, ka një kor me rreth 15 veta sepse është në stilin e teatrit antik grek. Kam menduar edhe me muzikë live, duhet të jetë në skenë, dhe orkestrantët do të jenë njëkohësisht edhe aktorë”, shtoi Shena.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat