TË FUNDIT

Aktorja turke Demet Ozdemir martohet, por Can Yaman nuk merr pjesë në dasmë

Demet Ozdemir, ylli i serialit “DayDreamer”, është martuar me Oguzhan Koc. Dasma u zhvillua në Turqi me një ceremoni tradicionale. Në këtë event morën pjesë shumë prej aktorëve të telenovelës në të cilën protagoniste ishte nusja, por mungesa e Can Yaman, partnerit të saj në skenë nuk kaloi pa u vënë re. Në të kaluarën kishte pasur zëra për një flirt mes dy aktorëve dhe menjëherë u fol për pakënaqësi, apo refuzim. E vërteta, megjithatë, është krejt tjetër.

Nëse Can Yaman nuk ka marrë pjesë në dasmën e Demet Ozdemir, arsyeja duhet kërkuar vetëm tek angazhimet e tij në punë. Aktori do të jetë i ftuar special në Venecia më 6 shtator së bashku me Françeska Çilemin për të prezantuar serialin “Viola come il mare” dhe vetëm përgatitjet për ditën e madhe do ta kishin penguar të ishte i pranishëm në festime.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat