Akuza për falsifikim ndaj Bashës, Balla: Dosja duhet të hetohet nga…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka theksuar se dosja e Bashës duhet të hetohet nga SPAK.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ai shkruan se kryedemokrati nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator.

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë 💵 & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla.

Taulant Balla më tej thekson se dosja në ngarkim të Lulzim Bashës duhet të hetohet nga SPAK, e jo nga KÇK.

“Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruar numri 2 i PS.