TË FUNDIT

Akuzat e Kryemadhit, Gjonaj i bën thirrje prokurorisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate për mediat i është përgjigjur akuzave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi akuzoi ministren se katër zyrtarë të LSI-së në ministrinë e Drejtësisë janë shkarkuar nga detyra pasi Gjonaj iu ka bërë shantazh prokurorëve.

Këto akuza, ministrja e Drejtësisë i quan sulm vulgar dhe thotë se duke sulmuar atë, po sulmohet edhe drejtësia.

Ajo i bëri thirrje prokurorisë të mos intimidohet nga sulmet. “Unë u sulmova me qëllimin për të sulmuar drejtësinë. Prokuroria të mos intimidohet nga sulmet”,- tha Gjonaj./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat