Kryeministri i Kosovës ka firmosur sot vendimin për të shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç, e cila vinte nga radhët e Listës Serbe. Mikiç ka deklaruar ditën e djeshme se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.
Në deklaratën e tij pas firmosjes së vendimit Kryeministri Haradinaj deklaron se në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.
Sipas tij deklarata e zëvendësministres serbe se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj.
Deklarata e Mikiç shkaktoi shumë debate reagime të ashpra ditën e djeshme.