Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit 19 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan, Prizren, Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Klinë, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe Skenderaj.
Numri i rasteve të reja të infektimeve vjen pas testimit të 1633 mostrave.
IKSHPK njofton po ashtu se në 24 orët e fundit, 721 pacientë janë shëruar.
Që prej 13 marsit kur u paraqitën rastet e para me COVID-19, në Kosovë janë regjistruar 33588 raste me koronavirus.
Prej tyre, 904 pacientë kanë vdekur, ndërkaq 20493 janë shëruar.

