fbpx

Alarmi/ Eksperti i shëndetit publik: Covid19 në Shqipëri po del jashtë kontrollit

Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik ka folur në lidhje me mënyrën se si po e menaxhon shteti shqiptar situatën e krijuar nga pandemia.

Dasho tha se është e pafalshme që spitalet po kthehen në vatra infeksioni, teksa ka bërë apel për marrjen e masave me urgjencë ndërsa ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë se e ka humbur kontrollin e situatës.

“Masat e para duhet të jetë siguria në spitale, pasi është e pafalshme që njësoj si në fillim në Durrës, spitalet janë gatit ë kthehen në vatra të infeksioneve. Transporti publik që u hap këtë javë dhe që do të mbyllet, është bërë në mënyrën më të keqe të mundshme, gjysma e udhëtarëve ose nuk mbanin masë ose e mbanin keq. Ne publikut gabimisht jemi duke i thënë të mbajë maska në rrugë dhe jo duke e orientuar që të shmang disa aktivitete. Ministria e Shëndetësisë është duke bërë gafa diletantësh, mendoj se e ka humbur kontrollin e sigurisë, pasi po jep vetëm sugjerimet fillestare që janë të rëndësishme natyrisht por jo e vetmja rrugë”, tha Dasho në fax news.