Alarmi i EUROSTAT për shëndetësinë, Tritan Shehu: Ja ku po integrohemi

Shqipëria zë vendin e fundit në rajon për investimet në sistemin shëndetësor dhe ky është një alarm që ngrihet nga EUROSTAT.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook ush-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin dhe shprehet se Shqipëria zë vendin e fundit në kontinentin Evropian për financimin e shëndetësisë, e cila është 3,5 herë më e ulët se mesatarja e BE-së.

Ish-deputeti ironizon dhe thotë se në këtë rrugë jemi të sigurt drejt Afrikës Qendrore se në BE nuk na pranon kush.

“Me këto parametra kaq larg Evropës, ndërsa “shëndetësia falas” qoftë dhe me surealizmin e saj “avulloi”, veçse “Afrika Qendrore” po na afrohet”, shkruan Shehu.