fbpx

Alarmi për ilaçin që të bën me kancer, ja ç’duhet të bëni

3f4f41d1d229cd756732bc9c0b2350ae_L.jpg

Lajmi që ka një ilaç i cili ka rrezikshmëri shumë të madhe dhe mund të shkaktojë kancerin ka tronditur opinionin publik. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore vendosi bllokimin e përdorimit të barnës ‘’Rantidinë’’, e cila u denoncua se ka përmbajtje kancerogjene.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, AGJKBPM-ja u bën thirrje spitaleve të mos përdorin këtë medikament. Ndërkohë, raportohet se distributorët farmaceutikë po heqin dorë nga shpërndarja e këtij ilaçi.

Në përfundim, AGJKBPM-ja njofton se do të ndërmerret tjetër hap për shmangien e dhënies dhe përdorimit të ‘’Rantidinës’’. Ky bar është bllokuar dhe në disa vende të Europës. Ai ka efekt në parandalimin e sëmundjeve të stomakut si ulçera, etj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303