TË FUNDIT

Alibeaj: Basha tregoi se nuk ishte lidhur pas karriges

Ditën e sotme kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha me dorëheqjen e tij ka treguar se nuk ishte për karrige në krye të partisë.

“Basha mori përsipër të gjitha kusuret. Basha tregoi se nuk ishte i lidhur pas karriges. U tërhoq. A ishte 6 marsi për të parë performancën e një drejtuesi partiak kjo është gjë tjetër. Nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm kërkesa për moskandidimin e Berishës. Heqja dorë nga agresioni gjuha e vrazhdë. Më e rëndësishme nuk është e personalizuar te individi por te marrëdhëniet që PD duhet të ketë si një kusht. Besoj se është një kërkesë e logjikshme”.

A kemi pasur komunikime me SHBA?

“Unë besoj se është vendim i marrë i kuptuar, ajo se çfarë është bindje për këdo është një fakt i thjeshtë. Dizejnimi si non grata i cili në vetvete lëndon zemrat e shumë demokratëve”, u përgjigj Alibeaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat