fbpx

ALUIZNI legalizon pallatet e braktisura nga ndërtuesit  

aluizni-ok-1_1540534852-5549298.jpg

ALUIZNI ka përfunduar procesin e legalizimit për banorët e një tjetër pallati të braktisur nga investitori. Të ndodhur në kushtet e moseksiztencës së ndërtuesit, banorët kanë filluar vetë procedurat për legalizimin e apartamenteve të tyre.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Tirana 2, është bërë i mundur përfundimi i procedurave dhe pajisja me Certifikatë Pronësie në emër të banorëve

Deklaratë për Shtyp: ALUIZNI, përfundoi procesin e legalizimit për banorët e një tjetër pallati (Godinë banimi dhe shërbimi 8 kat+ 2 kat nëntokë), të braktisur nga investitori. Banorët, të ndodhur në kushtet e moseksiztencës së ndërtuesit, kanë filluar vetë procedurat për legalizimin e apartamenteve të tyre. Në bashkëpunim me Drejtorinë Tirana 2, ata kanë bërë të mundur përfundimin e procedurave dhe pajisjen me Certifikatë Pronësie në emër të banorëve.

Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame gjeti rast të ribëjë thirrje për të gjithë banorët, në rastet kur ndërtuesi braktis objektin, që të bëhen bashkë për të arritur përmbylljen e procesit.

E kam thënë sa herë me jepet dhe rasti se të gjithë banorët që i futen procedurës së legalizimit të një pallati, duhet të bëhen bashkë për plotësimin e dokumentacionit që i vihet në dispozicion ALUIZNI-t. Duhen të jeni bashkë që procedura të mbyllet shpejt dhe gjithsecili që ka investuar të jetojë i qetë në shtëpinë e tyre. ALUIZNI nuk mund të jetë produktiv, nëse qytetarët nuk do të jenë bashkëpunues. Duhet të jeni bashkë që gjithçka të përfundojë shpejt dhe t’i jepet fund makthit disa vjeçar”.

Lame theksoi se “Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Kadastrën, fillon sfida e madhe e Qeverisë shqiptare për të reformuar gjithë sistemin e regjistrimit të pronës”.

Administratorja e pallatit, e cila ishte personi që merrte kontakt me drejtorinë e ALUIZNI-t, tha se: “ishte e vështirë që t’i bëja bashkë gjithë banorët, por kur të gjithë u bindën për të plotësuar dokumentet, procesi mori fund brenda shumë pak kohësh”.

Lame gjeti rastin për të thënë se termi Hipotekë nuk do të ekzistojë më me hyrjen në fuqi të ligjit të Kadastrës.

Pallati i legalizuar ka marrë lejen e ndërtimit më datë 07.06.2008 nga Bashkia Tiranë. Nuk është pajisur me leje shfrytëzimi, pasi ndërtuesi ka realizuar shtesa anësore, tej lejes së ndërtimit. Subjekti ndërtues nuk ka paraqitur deklarim për legalizim për pallatin, dhe pas njoftimit të kryer nga ALUIZNI, nuk i është përgjigjur për vazhdimin e procedurave. Në këtë mënyrë, ALUIZNI ka vijuar me procedurat e legalizimit në emër të banorëve sipas përcaktimeve të VKM-së 19, të 2017.

Procesi i legalizimit të pallateve të braktisura, është një prej proceseve më të komplikuara pronësore, për shkak të shtrirjes në kohë të fenomenit, të konflikteve të trashëguara mes pronarëve të trojeve, të ndërtuesve dhe vetë banorëve, për shkak të mungesës së dokumentacionit, të mosmarrëveshjeve mes vetë banorëve, e kështu me radhë. Megjithatë, falë impenjimit të strukturave dhe bashkëpunimit të banorëve, deri tani vetëm në Tiranë është bërë e mundur të legalizohen rreth 140 pallate të tilla me rreth 860.000 m2 ndërtim dhe 10.400 apartamente dhe njësi shërbimi./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303