Ambasada e SHBA në Tiranë ka pritur sot një tryezë diskutimi me “Miqtë e Drejtësisë” mbi sukseset dhe sfidat e procesit transformues dhe unik të reformës në drejtësi në Shqipëri
Ambasada e ShBA shprehet gjithashtu se e kuptojnë fare mirë se ky proces nuk është i lehtë apo i përsosur, por ai është duke përparuar dhe me ndihmën e ShBA do përpiqen të sjellin drejtësinë për popullin shqiptar.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Ambasada e SHBA në Tiranë priti me kënaqësi një tryezë diskutimi me “Miqtë e Drejtësisë” mbi sukseset dhe sfidat e procesit transformues dhe unik të reformës në drejtësi në Shqipëri. Anëtarët e institucioneve të rindërtuara dhe të rinovuara të drejtësisë në Shqipëri ndanë pikëpamjet e tyre mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe vizionin e tyre për të ardhmen, me një delegacion përfaqësues të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë përmes procesit të reformës në drejtësi. Siç ka deklaruar Ambasadorja Kim, procesi nuk është i lehtë, i shpejtë apo i përsosur, por ai po përparon çdo ditë në përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi për popullin shqiptar.

