Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka dhuruar këtë javë një skaner të ri Rapiscan me rreze X, për Doganën Shqiptare.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhuroi këtë javë një skaner të ri Rapiscan me rreze X prej 86,000 dollarësh në Doganën Shqiptare, i cili do të përdoret në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Skaneri i ri do të shtojë aftësinë e Doganës për të rritur kapacitetin në identifikimin e kontrabandës dhe përshpejtimin e procesit për udhëtarët legjitimë. “Dogana është vendi kryesor për kapjen e parave të paligjshme dhe kontrabandës në kufijtë e Shqipërisë. Në fund të fundit, suksesi i Doganës do të bazohet në punën e palodhur të njerëzve të saj. Me ndershmëri, integritet dhe përkushtim ndaj misionit të tyre, ata do të kenë sukses. Kjo është ajo që ne mbështesim”, tha Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell gjatë ceremonisë së dhurimit, krah Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Doganës Shqiptare Gent Gazheli.

