Ambasada britanike për “Tahirin”: Zhgënjyes

Në një qëndrim të Ambasadës britanike, mbahet pothuajse i njëjti qëndrim si i SHBA-ve. Në një status në Twitter, ambasadori britanik në vendin tonë Duncan Norman, shprehet se vendimi i Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm tregon se sistemi i drejtësisë në Shqipërinë po rritet me maturitet. Por, shton ai, vendimi është zhgënjyes duke pasur parasysh akuzat e ngritura ndaj tij.

“Vendimi për Saimir Tahirin tregon që sistemi i drejtësisë në Shqipërinë po ritet me maturitet. Por është zhgënjyes vendimi i marrë kundër një sërë akuzazh të rënda të cilat ngrenë pikëpyetje që dhe tregojnë rëndësinë e rishikimit të reformës në drejtësi deri në fund”, shkruan Norman.