fbpx

Ambasada e SHBA citon Blinken: Diplomacia e vetmja zgjidhje, aleatët të bashkuar në mbrojtje të Ukrainës

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-675x450.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë në rrjetin social Facebook  një citim të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me bisedimet që mbajti në Berlin në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

“Fola në Berlin, në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus. Diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme. Aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303