TË FUNDIT

Ambasada e SHBA tjetër mesazh: Të gjithë të barabartë para ligjit

“Reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”.

Ky është mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila prej disa javësh vijon me publikimin e videove informuese ku shpjegon se ku do të kalojë ky proces.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka publikuar videon e plotë me shpjegime për institucionet e reja, për procesin e vettingut, që nga reforma në drejtësi, Gjykata Kushtetuese, krijimi i SPAK dhe BKH.

“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve?

Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona?”, thuhet në sqarimin e Ambasadës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat