fbpx

Ambasada gjermane, njofton për ndryshime, për aplikantët

e655009806838792b1281f69d8c0443e_L.jpg

 

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë aplikuar për vizë apo pasaportë, nëpërmjet një shënimi në rrjete sociale, ambasada sqaron se si pasojë e pandemisë dhe shtimit të shifrave, do të merren masa reduktuese.

Duke filluar që sot, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur, por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet.Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht, por kjo mund të kërkojë disa javë.Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303