TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në Kosovë: Listat e partive kanë individë me precedent penal

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se në listat e kandidatëve për deputetë të shumë subjekteve politike, ka individë me precedent penal dhe të dënuar për krime lufte.

Në një status në rrjetin social Twitter, ambasadori amerikan ka pyetur se si munden qytetarët t’u besojnë seriozisht këtyre partive kur thonë se ato janë të përkushtuara për të përforcuar rendin dhe ligjin në Kosovë.

“Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin e deklaruar të partive politike për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë, kur listat e shumë partive paraqesin individë me aktakuza aktive, të dënuar për krime lufte dhe korrupsion dhe sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion”-shkruan ambasadori Kosnett.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat