TË FUNDIT

Ambasadori brazilian kërcënon Macron dhe ofendon zonjën e parë

Ambasadori Brazilian për turizmin ka kërcënuar presidentin e Francës Emanuel Macronn si dhe ka ofenduar zonjën e parë me anë të një mesazhi video të publikuar në profilin e tij në Twitter, duke përshkallëzuar dhe më shumë tensionet diplomatike mes dy vendeve.

Ambasadori Brazilian për turizmin, njëkohësisht dhe mësues i arteve parciale, Renco Gracie, e cilësoi Presidentin e Francës Emanuel Macron si një klloun.

Mediat braziliane raportojnë se dhe njëherë më shumë në qendër të polemikave është situata e zjarreve në Amazonë.

Renco postoi në Twitter një video ku ka kërcënuar se do të mbysë Emmanuel Macronin  dhe ku thotë se Macron është një klloun që flet budallallëqe, duke iu referuar polemikave për zjarret në Amazonë. Ai shkon dhe më tej duke quajtur zonjën e parë të Francës një dragua.

“Zjarri i vetëm është ai brenda zemrave të brazilianëve dhe brenda zemrës së Presidentit tonë o klloun. Eja këtu po nuk të kapa nga ajo qafa që e ke si pulë, do të të mbys”, thotë Garcie, në postimin e tij. “Gruaja e tij është e bukur apo e shëmtuar? A do ta merrnit ju për grua? Nëse flet keq për vendin tonë, prit kundërpërgjigje. Fakti që ai fle në shtrat me një dragua, nuk e bën ekspert zjarresh. Ajo është e shëmtuar”, u shpreh ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat