TË FUNDIT

Ambasadori Bucci i prerë, bën deklaratën e fortë: Tani fillon ‘ndeshja’ e vërtetë për…

Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci gjatë një takimi me studentë të Universitetit të Shkodrës, ka siguruar se Italia do jetë një mbështetëse ndaj vendin tonë për reformën në drejtësi dhe në procesin e anëtarësimit në BE.

Fjalimi i ambasadorit:

“Po ndihmojmë Shqipërinë në reformën në drejtësi. Jemi të pranishëm në çdo sektor në jetën shqiptare. Këtë raport të veçantë e dërgojmë edhe në Bashkimin Europian.

Italia çdo herë ka mbështetur Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE, duke filluar nga viti 2000. Italia, gjithmonë, ka qenë miku dhe avokati më i ngushtë i Shqipërisë në marrëdhënien me BE. Italia ka ushtruar presion që Shqipëria të avancojë për integrimin në BE.

Kemi një shprehje “na ndihmoni, të ju ndihmojmë” dhe mënyra më e mirë është që Shqipëria të ecë përpara me reformat.

Reformat në Shqipëri janë të shumta, por reforma në drejtësi është më e rëndësishmja për integrimin. BE bën kujdes të veçantë për këtë. Reforma në drejtësi i jep siguri të së drejtës për sipermarrjet që duan të veprojnë në Shqipëri.

Vendimi i Këshillit të Europës është shoqëruar me disa kritere që duhen përmbushur nga Shqipëria dhe disa janë kryer. Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat. Negociatat do të hapen kur te thirret konferenca ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe BE. Negociatat do të zhvillohen mes ekspertësh shqiptarë dhe të Brukselit
Nuk flasim më nëse Shqipëria do të hyjë apo jo në BE, por kur do të hyjë.

Hapja e negociatave nuk është një fund, por një fillim. Tani fillon ‘ndeshja’ e vërtetë. Shpresojmë që këtë vit do të hapen negociatat dhe të jetë një proçes i shpejtë, edhe pse zgjat disa vite.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat