fbpx

Ambasadori Gjerman del me thirrjen e fortë ndaj qeverisë dhe opozitës

pete.jpg

Ambasada Gjermane ka publikuar deklaratën e Ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf i cili  i ka bërë thirrje partive shqiptare që të zgjatet mandati i Organeve të Vettingut.

 “Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme  që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian” thuhet  në deklartën e Zingraf.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303